20:17 / E Premte, 07 Gusht 2020

Detaje të reja për transferimin e mundshëm të Muriqit në Lazio

Skuadra e Lezios janë të interesuar që të firmosin me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Sot gjatë ditë gazetari i njohur italian, Di Marzio publikoi historin e Muriqit me titullin “Nga vuajtja e luftës tek ëndrra për Ligën e Kampionëve”, ku pasqyroi karrierën e tij dhe publikun italian e informoi rreth sulmuesit prizrenas, shkruan IndeksOnline


Ndërkaq, tani është publikuar edhe një shkrim tjetër nga gazetari i “Transfermarket’, Nicolo Schira, i cili tha se Muriqi është afër të firmos me Lazion, pasi është në bisedime të avancuara me drejtorin sportiv i cili është shqiptar, Igli Taren.

Sipas tij, thuhet se Vedat Muriqi shihet si zëvendësuesi i mirë i Caicedos.