12:21 / E Martë, 05 Prill 2022 / LB

Detaje të reja për variantin e ri të COVID-19 në Shqipëri

ISHP njoftoi se nga laboratori i referencës në Gjermani u informua me prurjen e përgjigjeve të mostrave të dërguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por ka edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2.

Gjithashtu në një përqindje shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1

8.3%(46) janë mostra BA2

3% (18) janë mostra delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore.

Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ISHP paralajmëroi se ka gjasa që ky variant të kalojë në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.