11:11 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Detaje të reja rreth akreditimit të avokatëve nga Gjykata Speciale

Përderisa të gjithë janë në pritje se kur do të ngriten aktakuzat e para nga Gjykata Speciale në Kosovë, një gjë e tillë nuk po bëhet e ditur që një kohë. Mirëpo, lidhur me këtë Dhomat e Specializuara kanë filluar punën më seriozisht ku ditë më parë akredituan 40 avokat për përfaqësimin e të dyshuarve, akuzuarve, viktimave apo kushto tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në përputhje të ligjit.

Burimet e “Indeksonline” kanë bërë të ditur se kjo listë e avokatëve të akredituar nga Specialja do të vazhdojë që të zgjerohet edhe më tej.

Kushtet që Specialja ua ka vënë këtyre avokatëve për të aplikuar për mbrojtje, bashkëmbrojtës dhe përfaqësues i viktimave janë:

*10 vite përvojë pune në laminë juridike, 7 vite përvojë pune për bashkëmbrojtës, 5 vite për përfaqësim të viktimave. Dokumentacioni që është dërguar ka përmbajtje të të dhënat e shkollimit, punësimit të mëparshëm, punës aktuale dhe po ashtu njoftimi lidhur me lëndët në të cilat ka mbrojtë/përfaqësu kandidati në procedura Gjyqësore dhe Penale.

Ndryshe, rregullorja e Procedurës dhe e Provave të Gjykatës Speciales ka një tërësi dispozitash të detajuara që rregullojnë zhvillimin e procedurave para DHSK-së.

Ndërsa, Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i përcakton parimet themelore që drejtojnë veprimtarinë gjyqësore të DHSK-së, qëllimi i Rregullores është që t’i konkretizojë  këto parime dhe mbi këtë bazë të parashtrojë procedurën e saktë që duhet ndjekur në secilën fazë të procedurave para Dhomave të Specializuara./Indeksonline/

Lexoni po ashtu edhe publikimin e listës me 40 mbrojtës nga Gjykata Speciale.

Publikohet lista e avokatëve mbrojtës të Speciales