Detaje të reja: Si ndodhi aksidenti tragjik në “Rrugën e Kombit” ku humbën jetën katër kosovarë
Detaje të reja nga aksidenti në Rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen, ku humbën jetën 4 persona.
Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i makinës ku po udhëtonin 4 viktimat. Mësohet se shoferi Blerim Avdiaj, 45 vjeç nuk e kishte parë kthesën dhe mjetin e tonazhit të rëndë, duke u përplasur fatalisht.
Drejtuesi i kamionit Isa Ishala është marrë në pyetje nga efektivët dhe është lënë i lirë pas përfundimit të procesit.
Automjeti “Citroën” me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion pasditën e së enjtes në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Morinë.
Ngjarja rezultoi fatale për bashkëshortët Blerim dhe Anjeza Avdiaj 45 dhe 34 vjeç, vajzën e tyre Medina 5 vjeçe si edhe për të afërmin Klejdi Koçin.
Për fat të mirë nga aksidenti tragjik shpëtoi vajza e dytë e familjes, Violeta 3- vjeçare./Ora News/