14:27 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Detajet e policisë për aksidentin me fatalitet në Komoran

Pasditen e djeshme në Komoran, komuna e Drenasit, si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një femër.

Sipas raportit policor, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Fsh. Komoran, Gllogovc 24.12.2017-17:37. Vozitësja femër K-Shqiptare duke drejtuar veturën Audi A-4 dyshohet se nga pa kujdesia ka goditur veturën Mercedes 203 . Si pasoj e aksidentit një pasagjere femër K-Shqiptare ka vdekur ndërsa dy vozitëset dhe një pasagjere tjetër femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vende ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, sqaron policia./Indeksonline/