22:44 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Detajet e policisë për gjetjen e mjetit të pashpërthyer në Mitrovicë

(I plotësuar 23:41) – Policia e Kosovës njoftoi më herët se ka hasur në një mjet shpërthyes në lagjen e romëve në Mitrovicë.

Në një përgjigje për Indeksonline, thuhet se gjatë operacionit te një i dyshuar i cili ishte në ndikim të alkoolit, janë gjetur dhe konfiskuar municion dy trublona dhe po ashtu një fishek.

Më tutje, sipas policisë,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

………………………………………………………………………………..

Policia e Kosovës është njoftuar në këto momente për një mjet shperthyes në lagjen e romëve në Mitrovicë.

Fatmirësisht ky mjet nuk ka shpërthyer ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Deri me tani sipas banorëve është arrestuar një qytetar i komuniteti romë qe dyshohet se e ka hedhur këtë mjet shpërthyes.

Foto të siguruara nga një qytetarë nga Mitrovica!

Temat: