Deti merr dhe një tjetër jetë, vdes 18-vjeçari në Gjirin e Lalëzit
Një i ri është dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Durrësit, pasi rrezikoi që të mbytej në det por nuk ka shpëtuar dot pasi ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjirit të Lalzit, pasi ishte zhytur në thellësi, nga ku më pas ka dalë me vështirësi.
Ndihma e parë është dhënë nga pushues të tjerë që kanë qenë aty afër, të cilët e kanë ndihmuar të renë që të dal në breg.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.07.2018, tek Gjiri i Lalëzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.