08:14 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deti vdekjeprurës

Raporti i ri i UNHCR-së “Udhëtimet e të dëshpëruarve” njofton se më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur apo janë të pa gjetur derisa janë munduar të arrijnë në Evropë gjatë këtij viti.

Tri vjet pas imazheve tronditëse të fëmijës së pajetë sirian Alan Kurdi në një plazh të Turqisë, raporti i sapo publikuar nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njofton se kalimi përmes Detit Mesdhe është bërë edhe më vdekjeprurës.

Raporti i ri i UNHCR-së “Udhëtimet e të dëshpëruarve” informon se më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur apo janë të pa gjetur derisa janë munduar të arrijnë në Evropë gjatë këtij viti. Raporti thekson se përderisa numri total i njerëzve që vijnë në Evropë ka rënë, shkalla e vdekjeve është rritur ndjeshëm, veçanërisht për ata që kalojnë përmes Detit Mesdhe. Në Mesdheun Qendror, një person vdiq ose u zhduk për çdo 18 vetë që kaluan në Evropë ndërmjet janarit dhe korrikut 2018, në krahasim me një vdekje për çdo 42 vetë që kaluan në të njëjtën periudhë në vitin 2017.

Në muajt e fundit, UNHCR, së bashku me Agjencinë e OKB-së për Migracionin, IOM, kanë bërë thirrje për një qasje parashikuese e rajonale për shpëtimin dhe zbarkimin e njerëzve në gjendje të vështirë në Detin Mesdhe.

UNHCR po ashtu i bën thirrje Evropës për të rritur qasjen në rrugë të sigurta dhe ligjore për refugjatët, duke përfshirë rritjen e vendeve të rivendosjes dhe heqjen e pengesave për bashkimin familjar – duke ndihmuar në ofrimin e alternativave kundrejt udhëtimeve potencialisht vdekjeprurëse.

Raporti gjithashtu përshkruan rreziqet me të cilat refugjatët përballen gjatë udhëtimit përgjatë rrugëve tokësore në ose brenda Evropës. Duke vënë në dukje hapat që disa kanë ndërmarrë për të parandaluar hyrjen e refugjatëve dhe emigrantëve në territorin e tyre, raporti i nxit shtetet t’i japin atyre që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare lehtësisht të disponueshme në procedurat e azilit. Ai, gjithashtu u bën thirrje shteteve të forcojnë mekanizmat për të mbrojtur fëmijët që udhëtojnë