15:06 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. A

Devolli: Llapi një herë shkoi në portë dhe na bëri gol

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka folur pas humbjes nga Llapi në Superligë.

Sipas tij, ‘kuqezinjtë’ nuk e merituan humbjen pasi ishin dominues në lojë dhe Llapi shënoi gol me vetëm një goditje në portë.

“Më vjen keq për djemtë sepse kemi bërë një ndeshje të mirë. Nga fillimi kishim besim që do bënim gol por ndodhi e kundërta. Është gjynah që mundin dhe djerësën e hodhëm poshtë për një gabim të vogël. Sot, na ka munguar vetëm goli sepse patëm shumë raste dhe e dominuam kundërshtarin në të gjitha aspektet. Fatin nuk e kishim me vete sot. Kundërshtari një herë shkoi në portë dhe na bëri gol. Por faji është i joni sepse këtyre gjërave duhet t’ua bëjmë hyzmetin ne” deklaroi Devolli.

Për Drenicën kjo ishte humbja e 3-të në 3 ndeshjet e fundit në Superligë.

/Indeksonline/