Dha dorëheqje nga Drenica, Gani Sejdiu flet për të ardhmen e tij

Gjatë kësaj jave, trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu dha dorëheqje nga skuadra e Drenicës.
Gani Sejdiu për Indeksonline tha se për momentin nuk ka asnjë ofertë.
“Jo nuk kam asnjë ofertë, sepse është herët pasi kampionati është duke u zhvilluar ende dhe ka kohë”, u shprehë ai fillimisht.
Tutje, ai foli nëse ka oferta nga ligat jashtë Kosovës.
“Sa i përket jashtë Kosovës nuk ka asgjë për momentin, por nuk i dihet. Presim deri ne fund e të shikojmë”, tha Sejdiu./Indeksonline/