18:52 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal ka krijuar tollovi në QKMF në Prishtinë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, gjatë ditës së sotme është krijuar tollovi e radhë të gjata të qytetarëve. Kjo pasi nga sot ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal.

Vetëm deri në orën 14:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë për KosovaPress, kanë bërë të ditur se mbi 2 mijë persona i kanë marr vaksinat.Disa herë ka qenë për ta marrë vaksinën kundër gripit sezonal, por tek sot Shemsi Fanaj e mori atë.Ky i moshuar thotë se kjo vaksinë të cilën e merr qe disa vite, ka efekte pozitive tek ai kundër viruseve sezonale.Vaksinën kundër gripit sezonal sot e mori edhe Njazi Miftari i cili tha se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ishte mjaftë i madh.

Ankesa për pritje kishte i moshuari Ali Mehmetaj, i cili kishte ardhur për t’u vaksinuar por për shkak të tollovisë ai nuk e mori vaksinën.