Dhimbje e madhe për humbjen e Malsorit, kolegu kujton një moment gazmor me të! (Foto)
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gëzim Jerliu ka marrë me dhimbje lajmin pas gjetjes së trupit të kolegut të tij, Malsor Dashit nga Kaçaniku.
Jerliu, përpos dhimbjes, tregoi një moment gazmor që kishte me shokun e tij tashmë të ndjerë.
Bëhet fjalë për një rast të shpërndarjes së mirënjohjeve për zyrtarët policor. E, Jerliu thotë se Malësori me fjalët e tij të ‘ëmbla’ i shkriu të gjithë së qeshuri.
“Ishte mbledhja e stacionit… Komandanti jonë shpërndau mirënjohje në nivel të stacionit. Kur e thirri një emër të një koleges që ta marr mirënjohjen, Malsori në atë moment reagoj dhe tha “Këtij i dhanë mirënjohje për punë sekondare (punë dytësore) pasi që mirënjohjet u dhashin vetëm për policët më punëtorë apo që kanë intervenu ne raste të veçanta”… dhe aty u shfaq një gaz në atë sallë”, tregon ai për “Indeksonline”
Jerliu thotë se Malsori iku i ri, mirëpo gjithmonë do të përkujtohet me respektin më të madh. “Ishe koleg besnik dhe shumë i afërt, Allahu të shpërbleftë me Xhehnet”, theksoi ai.
Ndryshe, gjatë pasdites së sotme, pjestarët e FSK-së, Policisë dhe disa zhytës, nxorën trupin e pajetë të policit nga Kaçaniku, Malsor Dashit. Ndëresa pritet që nesër të vazhdojnë kërkimet edhe për gjetjen e Armend Trenës . /Indeksonline/Alban Muhaxheri/