13:22 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Dhjetë të vdekur në protestat anti-qeveritare në Iran

Dhjetë njerëz kanë vdekur gjatë natës në protestat anti-qeveritare në Iran.

“Në ngjarjet e natës së kaluar, për fat të keq, dhjetë vetë u vranë në disa qytete”, thuhet në raportimet e televizionit shtetëror.

Të paktën 12 persona kanë vdekur që kur protestat filluan të enjten.

Të hënën, presidenti iranian, Hassan Rouhani tha se protestat dhe kritikat ishin një mundësi, por jo kërcënim.

Ai tha se vendi duhet të punojë së bashku për të zgjidhur problemet ekonomike.

“Kombi ynë do të merret me këtë pakicë që del me slogane kundër ligjit dhe dëshirave të njerëzve dhe fyen shenjtëritë dhe vlerat e revolucionit”.

Ai më parë tha se qytetarët ishin të lirë të protestonin, por jo dhunshëm.

Megjithatë, protestat vazhduan gjatë natës.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shuar protestat në sheshin Engheleb të Teheranit derisa protesta u raportuan edhe në Kermanshah dhe Khorramabad në perëndim, Shahinshahr në veri-perëndim dhe në qytetin verior të Zanjanit.

Protestat që shpërthyen të enjten në qytetin e dytë të Iranit, Mashhad, janë shfaqja më e madhe e mospajtimit që kur protestat e mëdha të Lëvizjes së Gjelbër u shtypën brutalisht në vitin 2009.

Televizioni shtetëror tha se protestuesit e armatosur ishin përpjekur të merrnin disa stacione policore dhe baza ushtarake, por u përballën me rezistencë serioze nga forcat e sigurisë.