14:54 / E Martë, 27 Shtator 2022 / A. M.

Dhjetëra minatorë bllokohen 60 metra nën tokë në minierën e Stantërgut

Minatorët në Stantërg kanë mbetur të ngujuar në zgafellë Kjo për faktin e prishjes së sistemit energjetik, duke e bërë të pamundur funksionimin e ashensorit për t’i nxjerrë ata jashtë.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Behxhet Vinarci, drejtor i minierës në Stantërg

Sipas tij, për shkak se një rrufe ka goditur shtyllat elektrike në afërsi të minierës, ka pasur defekt në rrjetin energjetike duke shkaktuar mungesë të rrymës.

Raportohet se të ngujuar janë minatorët e ndërrimit të parë, të cilët kanë më shumë se katër orë që kanë mbetur në zgafelle.

Përveç daljes në sipërfaqe, për shkak të mungesës së rrymës, rrezikohet dhe mosfunksionimi i pompave të ujit si dhe ajrosja.

Aktualisht minatorët e ngujuar janë në thellësinë 60 metra nën tokë.