Dhunohet një femër në Ferizaj

Rastet e dhunimeve nuk janë të pakta në raportet policore. Thuajse në çdo javë, paraqitet më shumë se një rast i tillë në Policinë e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe natën e kaluar, ku një qytetare nga Ferizaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.