15:21 / E Martë, 28 Qershor 2022 / B O

Dhurata Dora e Elvana Gjata tregojn orën e saktë të lansimit të projektit të tyre

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora kanë paralajmëruar këngën e tyre të re. Të dyja vajzat kanë bashkuar forcat dhe janë në pritje të lansimit të bashkëpunimit të parë së bashku.

Në një video të postuar në Instagram, dy këngëtaret shihen të veshur të dyja me fustan të zi transparent, duke zbuluar një pjesë të barkut dhe dekoltesë.

Ato duken njëjtë me grimin dhe flokët. Kënga do të publikohet të enjten në orën 23:59./Indeksonline/