19:24 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Dhurata Dora ‘shpërthen’ në këngën e re, një super hit që do të iu pushtojë zemrat

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora, ka publikuar këngën e saj me të re të titulluar “Pa mu”.

Vokali mahnitës i këngëtares, ka bërë që kënga të kap përmasa të hitit menjëherë pas publikimit.

Kënga dhe videoklipi është i mrekullueshëm, me vizuale tërheqëse si dhe performancë të jashtëzakonshme nga Dhurata.

No description available.

Melodia është kombinim i shkëlqyer i ritmit dhe teksti është ai që tërhoqi vëmendjen e fansave. Krahas këtyre Dhurata Dora ka magjepsur fansat edhe me dukjen e saj, kombinim mes elegancës dhe thjeshtësisë, që përputhet me karakterin e saj unik, gjë që ka bërë që kënga dhe videoklipi të jenë të përkryera.

Kujtojmë që këngëtarja po vazhdon të thyej rekorde duke treguar që është divë në botën e muzikës moderne./Indeksonline/