21:43 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Dhurata e personalizuar e një nëne, pak para se të ndërronte jetë

Është e fundit të zgjidhni një dhuratë, nëse ajo është gjëja e fundit që do t’i dhuroni dikujt.

Për një nënë në shtratin e saj të vdekjes, ideja e dhuratës erdhi me lehtësi. Ajo e dinte se sa djali i saj gëzohet të luajë X-Box dhe vendosi t’i jap atij një të re.

Por ndryshe nga ato të zakonshmet, nëna vendosi ta personalizonte atë pasi e dinte se kishte edhe pak ditë jetë.

Ajo shkroi fjalë të thjeshta, por që e bënin atë kontrollues loje shumë të veçantë.

“Për John, me dashuri Nëna”, shkroi ajo, transmeton Indeksonline.

Fotografia u shpërnda në rrjetet sociale nga gruaja e John-it, duke kërkuar ndihmë se si mund ta mbrojë shkrimin për të mos u fshirë.

Por shumica e komenteve ishin se e vetmja mënyrë për ta shpëtuar mbishkrimin është mos-përdorimi i tij./Indeksonline/