13:27 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha në veri të Mitrovicës, viziton një paralele të ndarë të shkollës

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e ka vizituar paralelen e ndarë të shkollës “Aziz Sylejmani” në Veri të Mitrovicës.

“Librat e lektyrës shkollore për bibliotekën të shpërndara sot, në paralelen e ndarë të shkollës .”Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës, është mbajtje e premtimit që ta furnizojmë bibliotekën me libra të nevojshëm për nxënësit dhe të rinjtë e vyer e të përkushtuar për arsimim.

Nderim për arsimtarët dhe arsimdashësit që pavarësisht kushteve e rrethanave, bëjnë arsimimin e të rinjve drejt vlerave më të mira edukative e profesionale.

Vizita në këtë shkollë është përkrahje jo vetëm për nxënësit por edhe familjet që jetojnë këtu duke mos harruar asnjëherë se shteti ynë do të kujdeset maksimalisht për çështjet jetike të qytetarëve në çdo pjesë të vendit” ka thënë Hoxha për takimin në fjalë.

Temat: