14:54 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dhuroi magjinë e tij gjatë gjithë këtyre viteve, La Liga nderon kështu Messin

Nuk ka dyshim se Lionel Messi i ka dhënë shumë Barcelonës në dekadën e fundit.

Por, përveç Barçës, edhe La Liga ka pasur benefit nga ”shkëlqesia” e sulmuesit argjentinas, i cili ka dhuruar magji gjatë kësaj periudhe.

Messi e ka fituar çdo titull të mundshëm individual e kolektiv me Barcelonën, teksa ka thyer rekorde në vazhdimësi, transmeton IndeksOnline.

Dhe për shkak të gjithë këtyre të mirave që Leo Messi ia dha kampionatit spanjoll, La Liga është duke e konsideruar mundësinë ta nderojë atë.

Konkretisht, La Liga është duke e konsideruar mundësinë që ta ndryshojë emrin e çmimit të më të mirit të vitit në kampionat pas pensionimit të argjentinasit.

Pra, La Liga në krye me Javier Tebas është duke e konsideruar mundësinë për ta emëruar këtë çmim me emrin e Messit.

”Do të ishte ide e mirë që ta krijojmë një trofe në të ardhmen për më të mirin e sezonit dhe ta vendosim emrin e Messit aty”, tha Tebas./IndeksOnline/