75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 16 Prill 2026 / G T

Di Canio bën “filma” në studio, por e pëson keq… e lëndon kokën!

Legjenda e futbollit, Paolo di Canio, ishte i ftuar në një emision për të analizuar ndeshjen mes Bayern Munchenit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të ndeshjes, ish-lojtari i West Ham Unitedit u bë nervoz dhe filloi të godiste tavolinen me kokë, shkruan Indeksonline

Por, padashje ai lëndoi kokën dhe kërkoi një letër për të pastruar nga gjaku.

Ishte trajneri legjendar, Fabio Capello që u çua shpejt për t’ia dhuruar atij një letër pastrimi.

/Indeksonline/