75 Mall Live Search
13:32 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Di Francesco ditët e numëruara , Roma në bisedime me trajnerin e famshëm

Eusebio Di Francesco duket se i ka orët e numëruara tek ekipi italian Roma. Kjo për shkak të formës së dobët që janë duke e kaluar ‘Romakët’ këtë sezon.

Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, Roma vetëm se ka filluar bisedimet me trajnerin Antonio Conte, transmeton Indeksonline.

Deri më tani Conte ka qenë i lidhur me një kalim tek Milan, por kohët e fundit Roma është bërë një opsion i mundshëm për italianin.

Antonio Contes nuk po i ngutet pasi që është në gjyq me ekipin e Chelseas pas shkarkimit që është cilësuar si i padrejtë nga ai./Indeksonline/