13:39 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Di Maria: Isha afër transferimit te Barcelona

Ylli argjentinas ka qenë në bisedime me katalanasit gjatë verës.

Angel Di Maria është duke kaluar në një formë shumë të mirë te Paris Saint-Germain këtë stinor.

Mirëpo gjatë afatit kalimtar veror, argjentinasi ishte shumë afër kalimit te Barcelona, gjë të cilën e konfirmon edhe vetë lojtari, por një gjë e tillë nuk u realizua.

“Isha pranë transferimi te Barcelona, por në fund gjithçka dështoi”, ka thënë Di Maria për TYC Sports.

“E kam filluar mirë vitin 2018 dhe jam i lumtur për këtë. Më pëlqen  më shumë të asistoj sesa të shënoj”, ka theksuar argjentinasi, që ka realizuar katër gola në katër ndeshjet e fundit.