22:52 / E Enjte, 25 Maj 2023 / Gj. Sh

Di Maria largohet nga Juventusi

Angel Di Maria do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Futbollistit argjentinas i skadon kontrata në muajin qershor, dhe nuk do të rinovojë me klubin bardh e zi, shkruan IndeksOnline.

Anësori 35-vjeçari do të largohet nga Juventusi vetëm një vit pasi zbarkoi në Torino dhe do të mbetet futbollistë i lirë.

Klubi torinez nuk do ti vazhdoj kontratën Di Marias pasi morri një goditje të madhe duke u dënuar me 10 pikë dhe rrezikon pjesmarrjën në Champions League, dënim ky që do të ndikojë edhe financiarisht për klubin.

Nuk dihet ende se ku do të luaj argjeninasi në sezonin e ardhshëm, por dëshira e tij është të qendrojë në Evropë./IndeksOnline/