19:53 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Di Maria merr vendimin e papritur në karrierë

Angel Di Maria ka vendosur të mos luaj më për Kombëtaren e Argjentinës.

Futbollisti argjentinas, përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar se do të pensionehet pas përfundimit të Copa America, shkruan IndeksOnline.

”Copa América do të jetë hera e fundit që do të vesh fanellën e Argjentinës, me gjithë dhimbjen në shpirt dhe duke ndjerë një gungë në fyt, i them lamtumirë gjësë më të bukur që më ka ndodhur në karrierën time, duke e veshur, duke e djersitur dhe duke e ndjerë me gjithë krenarinë.
Faleminderit tifozëve, faleminderit familjes, faleminderit miqve dhe shokëve të skuadrës, ne vazhdojmë të bëjmë histori dhe kjo do të mbetet përgjithmonë. Le të shkojmë në Argjentinë”, ka shkruar Di Maria në Instragram.

35-vjeçari i cili luan te skuadra e Benficas, gjatë vitit 2022 arriti të shpallet Kampion i Botës me Argjentinën.

Di Maria këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje me Benfican, ku ka shënuar edhe 7 gola./IndeksOnline/