15:42 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Di Maria: Shpresoj që PSG të jetë klubi im i fundit në Evropë

Edhe pse nuk i është ofruar zgjatje e kontratës, Di Maria duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi francez.

Po ashtu futbollisti ka treguar se dëshiron të kthehet që të luaj në Argjentinë para përfundimit të karrierës mirëpo shpresoj që PSG të jetë klubi i tij i fundit në Evropë.

Di Maria ka vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij andaj ka folur vetë futbollisti për karrierën e tij duke thënë “Për momentin, nuk ka diskutime. Kam edhe 1 vit e gjysëm në kontratën time aktuale, unë jam duke qëndruar i qetë”.

Unë e kam thënë atë që nga dita e parë. Shpresoj që PSG të jetë klubi im i fundit në Evropë, atëherë do të kthehem të luaj në Argjentinë”, përfundoi futbollisti./Indeksonline/.