15:34 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dialogu Kosovë-Serbi, Delawie pret në takim deputetët e Alternativës

Deputetët e Alternativës, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, sot kanë takuar ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delawie me të cilin kanë biseduar rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

“Sot me Mimoza Kusari takuam Ambasadorin e SHBA-ve z. Greg Delawie, ku prezentuam qëndrimet e Alternativës për dialogun me Serbinë dhe kundërshtuam projektin e ndryshimit të kufijve. Me Ambasadorin Delaëie biseduam edhe për sundim të ligjit dhe rastin Blakaj, dhe e cekëm domosdoshmërinë e hetimit të pavarur e pandikuar politik për këtë rast”, ka shkruar Deda në profilin e tij në Facebook.

Ai tha se e kanë përsëritur qëndrimin e tyre që Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpresë pushimin sa më parë dhe të jep fjalën e vet për zhvillimet e fundit negative për shtetësinë tonë./Indeksonline/