22:39 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

“Dialogu nuk është prioriteti ynë numër një”/ Palmer komenton deklaratën e Albin Kurtit

I dërguari Special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në një intervistë për mediumin serb “N1” ka komentuar deklaratën e liderit të LVV-së, Albin Kurti i cili muajin e kaluar tha se dialogu nuk është prioriteti numër një i qeverisë në ardhje.

Palmer në prononcimin e tij tha se edhe ShBA-të janë pro që në Kosovë të luftohet korrupsioni dhe të rregullohet situata, transmeton Indeksonline.

“Kam dëgjuar përparësitë që Z. Kurti vuri në dukje – transparenca, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit, rregullimi i situatës në Kosovë – këto janë përparësitë tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodhë në Kosovë,” tha ai.

“Kosova mund të marrë pjesë në këtë dialog në një mënyrë konstruktive duke u marrë me reformat e brendshme. Unë nuk shoh ndonjë kontradiktë midis këtyre përparësive” tha Palmer.

Tutje, I dërguari special shtoi se marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt.

“Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të jetë dhe të gjitha sfidat do të jenë më të komplikuara”, tha ai./Indeksonline/