10:42 / E Hënë, 22 Korrik 2019

Diaspora kosovare ia mësyen Shqipërisë

Kjo javë e nisur sot pritet të jetë pritet të karakterizohet me temperatura të larta.

Ky fakt ka bërë që diaspora kosovare të zgjedhë bregdetin shqiptar si destinacion.

Shumica e veturave që po kalojnë pikën kufitare me Shqipërinë janë diasporë kosovare, me targa të shteteve evropiane, shkruan Indeksonline.

Fluksi i turistëve është i madh në mëngjesin e sotëm, por që radhët nuk janë të gjata.

Temperaturat në Shqipëri gjatë kësaj jave pritet të jenë nga 34 deri në 37 gradë celcius./Indeksonline/