09:33 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / C E

Diaz: Ibra ka moshën e babait tim, por më ndihmon shumë

Lojtari i Milanit, Brahim Diaz, ka folur për Movistar + në lidhje me ecurinë e tij te Milani.

Ai nuk mund të qëndronte pa folur në lidhje me Zllatan Ibrahimoviqin, i cili ka moshën e babait të tij.

Ibra – “Ai është në të njëjtën moshë me babain tim, por ai vazhdon të bëjë ndryshimin. Në futboll nuk ka moshë dhe ai po e tregon atë. Ne kemi një lidhje të shkëlqyeshme, ai më jep këshilla të mira dhe shkojmë shumë mirë. Të bësh pjesën tënde nuk është e mjaftueshme, gjithmonë duhet të punosh më shumë me të. Ai më thotë nuk ke mbaruar akoma, tani duhet të punosh me mua me muskujt e barkut. Ai kërkon shumë dhe t’i përmirësohesh shumë”.

Milani – “Tani zbres më shumë minuta në fushë. Në Madrid isha mirë, por tani po jap më të mirën e futbollit tim, duke treguar atë që mund të jap. Këtu është shumë më lehtë, sepse unë e dua futbollin”.

E ardhmja – “Unë jam përqendruar në Milano dhe këtu po bëj më të mirën. Qyteti është shumë i bukur, me njerëz super miqësorë. Jam shumë i lumtur që jam në Itali, u përshtata mjaft shpejt. Jemi kryesues, ekipi është konkurrues, jemi të fortë dhe duhet të vazhdojmë me këtë dinamikë”.

Zidane – “Ne kemi një dashuri të veçantë dhe të ndërsjellë. Marrëdhënia midis tij dhe meje është shumë e mirë. Tani jam në Milano, luaj çdo tre ditë dhe kam më pak kontakte, por herë pas here marr një mesazh nga ai”.