16:55 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

“Diçka ndodhi para ndeshjes”, Pochettino me mesazh interesant: Ishte një gjë që i motivoi futbollistët!

Skuadra e Chelseat arriti fitore minimale 1-0 ndaj Fulhamit në “Stamford Bridge” në javën e 21-të në Premier League.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Palmer nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Pochettino u paraqit në konferencë dhe tha disa fjalë interesante, kinse diçka ndodhi para ndeshjes dhe i motivioi lojtarët e tij.

“Diçka ndodhi para ndeshjes, por që unë s’mund ta tregoj, por që luajti një rol të madh në ekip. Nuk është shumë e madhe. Detaje të vogla, që ndonjëherë ndikon në ekip. Nuk është shumë e rëndësishme për ju tifozët”, u shpreh Pochettino

Në fakt kjo deklaratë i ka futur të gjithë në mendime.

Dikush thotë se Pochettino ka marrë mesazhin se mund të shkarkohet dhe në tribuna ishte Frank Lampard, kurse dikush tjetër thotë se i motivoi këngëtarja shqiptare, Dua Lipa – që flitet se ka qenë e pranishme në tribuna./Indeksonline/