17:01 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Didier Drogba, transferimi i parë i Lampardit në Derby County (Foto)

Frank Lampard, legjenda e futbollit europian është bërë trajner i klubit anglez, Derby County.

Lampard ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën që bën gara në Championship të Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Ish-lojtari i Chelseat, West Hamit, Manchester Cityt dhe New York City ka marr shumë komente urimesh, por më i veçanti ishte i Didier Drogbas.

Afrikani vazhdon të luajë futboll, dhe është pjesë e klubit të Rising në Amerikë. Ai ka shpreh gatishmërinë t’i ndihmoj Lampsit duke u bërë pjesë e ekipit anglez.

“Unë mund të vijë të luaj disa muaj vetëm për ta mbështetur njeriun tim. Të gjithë të mirat për Frank Lampard”, ka shkruar Drogba në rrjetet sociale.

Sigurisht se kjo është vetëm një shaka nga Drogba, pasi ky i fundit luan sezonin e tij të fundit para pensionimit nga futbolli profesionist./IndeksOnline/