09:12 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Diell në bregdetin shqiptar

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me diell në pjesën më të madhe të ditës në bregdet.

Ndërsa prej mesditës në zonat e tjera të territorit do të shfaqen vranësira të shoqëruara me reshje lokale shiu, pjesërisht edhe shtrëngata në lindje deri në orët e vona të pasdites.Era do të jetë nga kuadrati i veriperëndimit 2-12 m/sek si pasojë e kontrasteve termike. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale  1.5 metra.