75 Mall Live Search
22:01 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Diellza Kolgeci pas ndarjes nga i dashuri: Thjeshtë kanë ndryshuar ndjenjat!

Diellza Kolgeci është një nga femrat më të komentuara në mediat rozë.

Falë bukurisë së saj natyrale dhe shtatit të lartë, ajo gjithnjë qëndron në krye të titujve. Por duke qenë një nga figurat më të përfolura të show biz-it sigurisht që edhe jeta e saj private shpesh ka zënë një vend të veçantë.


Pas lajmeve që ajo u nda nga i dashuri pas një lidhjeje disa vjeçare, Diellza Kolgeci ka folur për Indeksonline. Ajo ka thënë se ka disa muaj që i dhënë fund lidhjes së saj.

“Po, vitin e kaluar jemi ndarë. Thjeshtë kanë ndryshuar ndjenjat, ndërsa tani kemi raporte të mira dhe kemi mbetur shokë. Nuk kemi pasur ndarje të keqe”, ka thënë Diellza./Indeksonline/