75 Mall Live Search
23:38 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Diferenca e madhe e pikëve mes Modric, Ronaldo dhe Messit

Luka Modric ishte shumë herë më i mirë se Cristiano Ronaldo në vitin 2018.

Kështu të paktën sipas France Football, e cila zbuloi fituesin e ”Topit të Artë” sonte në Paris.

Mesfushori kroat la mbrapa vetes në këtë garë lojtarët si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, transmeton IndeksOnline.

Kështu, ylli i Real Madridit theu dominimin 10-vjeçar të Ronaldos dhe Messit në këtë aspekt.

Ndërsa, tashmë janë publikuar edhe pikët kandidatëve, që ishin në garë për ta fituar këtë çmmim prestigjioz.

Modric ka marrë 753 pikë, ndërsa, Ronaldo në vendin e dytë ka marrë 478 pikë, kursa Messi në vendin e pestë ka marrë 280 pikë./IndeksOnline/