10:16 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Digjen kontenjerët në Pejë, shikoni pamjet!

Kohën e fundit dukshëm është shtuar djegia e mbeturinave në vende të ndryshme të vendit tonë.

Kësisoj, mëngjesin e sotëm persona të panjohur kanë djegur disa kontenjerë në qytetin e Pejës. Një  lexues i Indeksonline ka dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen shumë mbeturina të cilat janë djegur.

E, pa dyshim se kjo nuk është situatë e mirë, pasi që një situatë e tillë kundërmon edhe me ambientin që na rrethon.

Rikujtojmë, se Kosova kohëve te fundit po përballet me ndotje tejet të lartë të ajrit si shkak përdorimi I lëndeve djegëse që përdorin qytetarët në stinën e dimrit.

Më poshtë foto nga Peja:

/Indeksonline/