16:37 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Digjen ‘mushkëritë’ e botës: 72.000 zjarre të regjistruara

Xhunglat braziliane janë goditur nga zjarret më të këqija në pesë vjetët e fundit.

Shkretëtirat dhe zonat natyrore të Brazilit, Amazona dhe Pantanal janë goditur nga zjarret më të këqija në pesë vjetët e fundit, sipas Institutit Kombëtar të Kërkimit Hapësinor, i cili regjistroi më shumë se 72,000 zjarre midis 1 janarit dhe 19 gushtit, me 82% për qind më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Zonat më të goditura janë Amazona, e cila zë pjesën më të madhe të veriut dhe veri-perëndimit të vendit, pasuar nga Pantanal, ku zjarret shpërthejnë edhe rreth disa qyteteve të mëdha, siç është Sao Paulo.

Zjarret po përhapen në shtetet e Akra, Rondonia, Mato Groso dhe Mato Groso do Sul, afër kufijve midis Brazilit, Bolivisë dhe Paraguait.

Ndërsa individët pretendojnë se moti është shkaku i zjarreve, Instituti Amazona për Mbrojtjen e Mjedisit thekson se shpyllëzimi është rritur me 66% në të njëjtin muaj vitin e kaluar, dhe është arsyeja për numrin e madh të zjarreve, transmeton KosovaPress.