23:10 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Digjet autobusi në rrugën Zhur – Prizren, dalin pamjet

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer në flakë autobusi i agjencionit turistik ” Adio tours” në rrugën Zhur – Prizren, por fatmirësisht askush nuk është lënduar, na njoftojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Këta dëshmitarë na kanë dërguar edhe pamjet e djegies së autobusit që ishte përfshirë i tëri në zjarr.

Në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.