15:38 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / k.v

Digjet banesa në Prishtinë, banorët brenda (Video/foto)

(E plotësuar) Banorët janë parë në dritare të ndërtesës duke kërkuar ndihmë ndërsa ende nuk raportohet për viktima.  Në vendin e ngjarjes tani  ka dalë edhe autoambulanca me ekipin mjekësor të cilët po qëndrojnë në gjendje gatishmërie.

—-

Banorët e kësaj ndërtese janë ngujuar brenda bllokut ndërkohë policia dhe zjarrfikësit po tentojnë t’i shpëtojnë nga kjo fatkeqësi.

Siç raporton gazetatri i Indeksonline nga vendi i ngjarjes, Policia dhe zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi për të lokalizuar zjarrin.

—-

Kati i fundit i një ndërtese në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë është kapluar nga zjarri, raporton Indeksonline.

Tym e flakë e madhe po del nga banesa ndërsa në vendin e ngjarjes tani ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve.

Ende nuk ka informacione për viktima ndërkohë Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për ngjarjen./Indeksonline/