11:03 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Digjet bodrumi i një shtëpie në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bodrumi i një shtëpie në fshatin Llugaxhi të Lipjanit është përfshirë nga zjarri.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri podrumi i shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.  Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Indeksonline/