09:59 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Digjet lokali në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në Mitrovicë është djegur një lokal, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura zjarri ka përfshirë lokalin e tij. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në raport. /Indeksonline/