10:11 / E Diele, 24 Korrik 2022 / MSH

Digjet mali në Cërrnushë, helikopteri i KOFR-it merr ujë për shuarje nga liqeni akumulues i Mitrovicës

Është dita e dytë me radhë që malet e Cërrnushës në Mitrovicë të Jugut po digjen me të madhe.

Banorët në fshatrat përreth janë detyruar që të lënë shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos rrezikohen nga ky zjarr.

Ndërkohë, njësitet e KFOR-it dhe FSK-së po mundohen të shuajnë zjarrin, raporton Indeksonline.

Një helikopter i KFOR-it madje po furnizohet me ujë në liqenin akumulues të qytetit, për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar nga ky zjarr.

Indeksonline ju sjell pamje: