08:05 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Digjet një automjet në veri të Mitrovicës

Një automjet ‘Audi’me targa KM 991 CA, pronë e Albert Alija, qytetar i komunitetit goran, është djegur qëllimshëm me molotov, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Sutjeska’ në veri të Mitrovicës.

Dyshohet se ngjarja ndërlidhet me ‘reket’, por deri tani nuk dihen motivet dhe autorët e këtij incidenti, ndërsa pronari i automjetit mban një qebaptore në veri.