08:21 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Digjet një veturë e tipit “BMW” pas mesnate, në Prishtinë

Një veturë e tipit “BMW” pas mesnatës ka marrë flakë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Bedri Berisha”.

Fatmirësisht, zjarri është lokalizuar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Rastin e kanë konfirmuar për IndeksOnline nga zyra për komunikim nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht hetuesit policor po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre./IndeksOnline/