15:13 / E Premte, 07 Tetor 2022 / k.v

Digjet një veturë në oborrin e QKUK-së (Foto)

Një veturë është kapluar nga zjarri mesditën e sotme në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Vetura është bërë shkrumb e hi ndërsa përveç dëmeve materiale nuk njoftohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë trajtuar rastin.

Nuk dihet se si ka ardhur deri të shpërthimi i këtij zjarri./IndeksOnline/