75 Mall Live Search
21:25 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Digjet Q3-shi në Pejë, i vunë qëllimshëm zjarrin

Rreth orës 20:00, në qytetin e Pejës një veturë e tipit “Audi Q3”, është përfshirë nga flakët.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka dhënë detaje lidhur me këtë incident.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka bërë me dije se bëhet fjalë për një veturë të tipit “Audi Q3”, për të cilën dyshohet se i janë vënë qëllimisht derivate ndezëse.

“Sonte rreth orës 19:57 në rrugën “Faik Konica”, ka ndodhur një incident, respektivisht një veture “Audi Q3”, ngjyrë e bardhë me targa vendore, sipas informacioneve të para qëllimisht i është vënë flaka. Në këtë rast besohet se është përdor derivatë ndezës, lloji nuk dihet por mendohet se është benzinë”, ka thënë Xhevat Ibra për Indeksonline.

Ibra, ka bërë me dije se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.

“Vetura e djegur është veturë e viktimës- shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, pronë private, shtetas shqiptar dhe banues në Pejë. Njësitë e zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjatjes, ka dëmë të konsiderueshme. Rastit iu kanë përgjigjur edhe njësitë tjera hetimore. Poashtu, është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti është nën hetimin e njësiteve hetimore relevante. /Indeksonline/