17:28 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas incidentit të djeshëm, Arsenali dhe Tottenhami në ”listën e zezë” të FA-s

Arsenali dhe Tottenhami kanë hyrë në procedurë disiplinore pasi që kanë dështuar t’i ndalin lojtarët e tyre nga incidenti i djeshëm në derbin e Londrës së Veriut.

Federata e Futbollit të Anglisë i ka sanksionuar të dy klubet për incidentin që u shkaktua pas golit të Eric Dier në ”Emirates Stadiun”, në ndeshjen ku Arsenali fitoi me rezultat, 4-2.

Lojtarët e të dyja skuadrave, madje edhe ata nga stoli, u përfshinë në incident, ku intervenoi edhe trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino.

Klubet kanë afat deri në pasditën e së enjtes t’i përgjigjen akuzave./IndeksOnline/