19:45 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Digjet shtëpia me 21,500 euro dhe 30 mijë franga zvicerane brenda

Nga zjarri që ka një shtëpi në fshatin Serbicë në Kërçovë të Maqedonisë, familjarëve u janë djegur 21,500 euro dhe 30,000 franga zvicerane.

Zjarri ka shpërthyer në katin e parë të shtëpisë në pronësi të M. L. (46), shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.

Përveç parave janë djegur edhe orenditë në dhomën e gjumit, ka njoftuar policia maqedonase, derisa detaje tjera nuk janë bërë të ditur sa i përket këtij rasti.

Temat: