13:48 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Digjet shtëpia në Arbëri, në kulm shihet edhe një person

(I plotësuar)  Policia e Kosovës ka thënë se informatën për djegien e kulmit të shtëpisë e kanë pranuar rreth orës 12 e 30.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit. Informatën policia e ka pranuar rreth orës 12 e 30 se në rrugën “24 maji” në lagjen “Arbëria” po digjet kulmi i shtëpisë”, ka thënë për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.
Sipas saj, nuk ka informacione për ndonjë person të lënduar.

Një shtëpi afër ambasadës gjermane në Arbëri të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Siç shihet në këto pamje të dërguara nga një dëshmitar për Indeksonline, tymi i madh po del nga një shtëpi në këtë lagje.

Në këto pamje, shihet edhe një person në kulmin e shtëpisë ku po digjet.

Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të shuaj zjarrin që ka kapluar kulmin dhe katin lartë të shtëpisë.

Nuk dihet për shkaqet që kanë quar deri te zjarri./Indeksonline/