09:39 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Digjet shtëpia në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri është përfshirë shtëpia e një qytetari të fshatit Bërnice e Epërme.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/